Dielli i mëngjesit ju sjell këto të mira, përfshi edhe rënien në peshë

Rezultatet e një studimi të kryer në Universitetin e Çikagos, tregojnë se dielli i mëngjesit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Pjesëmarrësit në këtë studim, për shtatë ditë rresht i janë ekspozuar dritës së diellit dhe kanë mbajtur një orar të rregullt të ushqimit. Pas një jave të ekspozimit ndaj diellit, pjesëmarrësit e eksperimentit kishin rënë në peshë, pavarësisht diferencës në moshë, faktit sesa aktivë ishin apo sesa kalori morën përmes ushqimit të tyre.

Sipas studiuesve, kjo ka ndodhur për shkak se ekspozimi në diellin e mëngjesit sinkronizon orën tuaj të brendshme biologjike, që pason në një gjumë të rregullt e natyral, i cili ndikon në metabolizëm e përfundimisht në rënien e peshës.

Së dyti, drita e mëngjesit nga natyra është më e fortë sesa ajo e pasdites apo mbrëmjes. 20- 30 minuta nën dritën e diellit të orës 08:00- 12:00, mjaftojnë që dielli të bëjë magjinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button