Turqi, sulm terrorist në perëndim të vendit; të plagosur

Turqia është kthyer sërish në objektivin e një sulmi terrorist, pasi një kamikaz është hedhur në erë në qytetin perëndimor të Bursas, njofton TCH.

Burimet e para policore flasin për një të vdekur dhe 10 të plagosur. Sulmi ka ndodhur pranë xhamisë së shekullit të XIV, që është simbol i qytetit.

Zyrtarë të paidentifikuar thanë se zotërojnë dëshmi fotografike të cilat tregojnë se atentatori ishte një kamikaz grua. Për momentin askush nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.

Raportime të mëhershme flisnin për një person të vrarë nga shpërthimi. Megjithatë, agjencia e lajmeve “Reuters” citoi më vonë ministrin turk të Shëndetësisë të thoshte se, 13 persona kishin mbetur të plagosur, asnjë prej tyre seriozisht.

Kohët e fundit Turqia është goditur nga një valë shpërthimesh të cilat kishin si autor Shtetin Islamik dhe militantët kurdë. Ditën e martë, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për “të dhëna të besueshme” për kërcënime terroriste në Turqi, por edhe në disa vende të Europës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button