Gruevski: Është e nevojshme që t’i jepet fund krizës politike

Zgjedhjet më 5 qershor janë të patjetërsueshme për tejkalimin e krizës, nëpërmjet procesit demokratik ku qytetarët do ta tregojnë vullnetin e tyre dhe do të vendosin për ardhmërinë e shtetit, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në takimin me raportuesit e Komisionit për respektimin e detyrave dhe përpjekjet e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, njofton Portalb.

Gruevski theksoi se prioritet i VMRO-DPME-së janë zgjedhjet që të jenë fer dhe demokratike, për të cilët institucionet që janë të obligueshme ta bëjnë këtë nga ai dhe partia  e tij e kanë mbështetjen e plotë.

Ai nënvizoi se zgjedhjet janë test për kapacitetin demokratik të parive dhe gatishmërinë që të përballen me vullnetin e qytetarëve. Gruevski shtoi se është e nevojshme që t’i jepet fund krizës politike dhe sipas tij, atë e duan dhe e presin qytetarët, por edhe kthimin e proceseve reformuese dhe vazhdimin e realizimin e projekteve të cilat janë të interesit të përgjithshëm, transmeton Portalb.

Në lidhje me proceset integruese, Gruevski tha se interes strategjisë së Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, gjatë së cilës duhet realizuar reformat të cilat do të kontribuojnë në përparimin e sferave të ndryshme të jetës shoqërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button