Thiago Silva drejt Barcelonës

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva dëshiron të largohet nga Parisi dhe të shkojë në Barcelonë, njofton Mundo Deportivo transmeton KlanKosova.

Mbrojtësi 31-vjeçar brazilian dëshiron sfida të reja, por edhe trofe në Ligën e Kampionëve, pasi Barcelona ka në plan një renovim atëherë kjo po shihet si opsion ideal për të.

Thiago Silva ka pasur kontakte me Barcelonën në vitin 2011 kur ai u largua nga Milani, por më pas ai vendosi  për ofertën më të pasur nga PSG.

Një dilemë në këtë drejtim është se a do të lejojnë drejtuesit e klubit një largim të tilla, pasi plani i tyre është që të përforcohen edhe më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button