“PSG-ja mund ta mbyll sezonin pa humbje”

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva ka thënë se ekipi i tij mund të mbyllë sezonin pa pësuar asnjë humbje, transmeton Koha.net.

Kampioni aktual i Francës këtë fundjavë mposhti Marsiellen me rezultat prej 2 me 1, për të vazhduar me ndeshjen e 34 pa humbje në ligë, përfshirë atë edhe nga sezoni i kaluar. Ndërsa kur janë zhvilluar 25 ndeshje në ligë PSG-ja pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit, me 24 pikë diferencë nga ndjekësi i parë Monaco.

“Mendoj se nëse vazhdojmë kështu, mund të përfundojmë sezonin pa pësuar asnjë humbje. Ky nuk është objektivi jonë, por nëse mund t’ia dalim do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Silva për Canal Plus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button