Bruksel, Sheqerinska në takim urgjent me Hovit
Nënkryetarja e partisë opozitare LSDM, Radmilla Sheqerinska, sot është për vizitë në Bruksel ku ka takim me eurodeputetin Riçard Hovit, njofton Portalb.
Takimi nuk është i lajmëruar, ndërkaq eurodeputeti britanik i cili ishte pjesë e ekipit negociues në Marrëveshjen e Përzhinos, në profilin e tij zyrtar në Twitter, ka njoftuar se takimi është urgjent.
Tani për tani nuk ka detaje se për çfarë kanë biseduar Sheqerinska dhe Hovit.
As fYR #Macedonia mediator,I hold urgent Brussels talks with @Sekerinska #СДСМ #шаренареволуција #ColorfulRevolution pic.twitter.com/7gztUsI3TZ
— Richard Howitt MEP (@richardhowitt) April 27, 2016