I çmendur/ “Vuri bast Leicesterin kampion, Tom Hanks fiton 2.5 milion euro” (Video)

Aktori i Hollywood-it Tom Hanks ka deklaruar se ka vënë bast £100 që Leicester do të fitojë Premier League në fillim të sezonit. Në fillim të kampionatit Leicester kishte një vlerësim 5000/1 nëse fitonte trofeun, dhe Tom Hanks pretendon se e parashikoi këtë mrekulli të futbollit. Kur u pyet për ekipin e tij të zemrës Aston Villa-n gjatë premierës së filmit të tij, Hologram of the King, Hanks u përgjigj me shaka: “çfarë kërkon të bësh? Kërkon të më bësh të qaj përpara kamerave?”

Ai me shumë stil e shmangu temën e Villa-s duke deklaruar një anekdotë më të gëzueshme dhe me shumë siguri të pavërtetë: “E dini çfarë bëra në fillim të sezonit? Vura bast 100 euro që Leicester do të fitojë Premier League.” Kur u pyet nëse deklarata e tij ishte e vërtetë ai përgjigjet: “Mbase e kam vënë, mbase edhe nuk e kam vënë.”


“Vuri bast Leicesterin kampion, Tom Hanks fiton… by shqiperiaimeal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button