Rama qetëson britanikët: ‘Shqiponjat e zeza shqiptare’ nuk do t’ju pushtojnë

Shqipëria ka zënë një vend kryesor në mediat në Britaninë e Madhe. Pas “përplasjes” së parë të kryeministrit Edi Rama me ministrin britanik të Drejtësisë, Michael Gove, ka qenë televizioni “Sky News” për të cilin shefi i qeverisë dha një intervistë nga Tirana.

Rama mbështeti qëndrimin e tij se Britania e Madhe nuk ka arsye për t’u larguar nga BE-ja. Reagimi i tij vjen pas një fushate të madhe “kundër modelit shqiptar” që ka nisur në Britani, nga mbështetësit pro qëndrimit në unionin evropian të Britanisë. Kreu i qeverisë shqiptare ka qetësuar të gjithë britanikët, të cilët mendojnë se me hyrjen e Shqipërisë në BE, do të ketë mijëra shqiptarë që do të shkojnë atje për një jetë më të mirë.

“Nuk është se një ditë ju do të kemi miliarda e miliarda shqiptarë, që do të fluturojnë në qiejt britanikë, duke iu pushtuar njësoj si në filmat fantastiko-shkencorë. Jo, jo. Shqiptarët, serbët dhe të tjerët në këtë rajon për shumë vite kanë një regjim të lirë vizash, duke lëvizur në Europë, por pyesni gjermanët, francezët, danezët e të tjerët, nëse ata kanë parë qiejt e tyre të pushtuar nga shqiponjat e zeza shqiptare, duke u ndalur atje e duke sulmuar popullatën. Kjo është e pakuptimtë, tërësisht e pakuptimtë. Nuk e imagjinoj dot, sesi shoqëria juaj mund të orientohet në këtë debat shumë fëminor”, u deklaroi Rama, në emisionin politik “Tonight” të Adam Boulton.

“Kur e dëgjova në fillim propozimin për largim të Britanisë nga BE-ja mendova se ishte një shaka, por kur u vërtetua ishte një surprizë për mua. Shqipëria nuk do që të ketë për model atë të MSA-së me BE-në, por të bëhet pjesë e saj. Ndaj dhe nuk më duket gjë e duhur për t’u ndjekur nga Britania. Fakti që ishulli po diskuton mbi referendumin për të dalë apo qëndruar në BE është diçka që projekti madhor i BE-së ka gjëra që ndoshta nuk funksionojnë dhe që duhen përmirësuar, por jo deri në atë pikë sa për t’u larguar prej saj”, deklaroi më tej shefi i qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button