Raportime për vjedhje industriale të votave në Serbi, partia e Vuçiqit kërkon rinumërim

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit sot kërkoi një rinumërim dhe një pasqyrim në të gjitha materialet zgjedhore, një ditë pasi opozita ka formuar një ekip ligjor për të kontrolluar rezultatet paraprake të zgjedhjeve.

Udhëheqësi i SNS, Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar se SNS është gati të shqyrtojë të gjithë materialin zgjedhor, pas dyshimeve se diçka e çuditshme ka ndodhur pas mbylljes së qendrave të votimit, pasi sipas tyre në ato qendra është parë prania e liderëve të opozitës duke manipuluar me vota, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu shprehet i bindur se SNS, fitoi mbi 50 për qind të votave, dhe nuk janë të sakta akuzat se ka pasur parregullsi në rezultatin e SNS-së.

Progresistët kanë formuar një ekipi, tashmë ekip i formuar ligjërisht, ku anëtarët e këtij komisioni kanë dërguar një kërkesë zyrtare tek autoritetet kompetente nën akuzën se ka pasur manipulim të votave.

Aleksandër Vuçiq ka kërkuar qasje në të gjitha materialet zgjedhore, të cilën e kishte nën kontroll Komisioni Zgjedhor.

Sipas tij, SNS në ditën e zgjedhjeve ka dal më një deklaratë ku paralajmëroi se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se disa parti politike me vetëdije kanë shkelur procesin zgjedhore, dhe kanë vënë presion mbi qytetarët dhe autoritetet të shërbejnë me aktivitetet të paligjshme, të cilët poashtu, parandaluan qytetarët  të shprehin lirshëm të drejtë themelore demokratike.

Partia Progresiste Serbe, thotë se nuk do të lejojë asnjë parti politike, në asnjë mënyrë, të shkelin vullnetin zgjedhor të qytetarëve serb.

Sipas tyre rezultate dolën të qarta dhe pa asnjë shenjë abuzimi dhe dyshimi, sepse kjo është e vetmja mënyrë që Serbia të bëhet një shtet modern demokratik në të cilin zë vend edhe vullneti i qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button