Maqedoni, 11 OJQ propozojnë 11 ndryshime ligjore

11 organizata qytetare kanë propozuar veç e veç nga një ligj që duhet të ndryshohet. Ligjet e propozuar që duhet të ndryshohen kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut, siç është ruajtja e të dhënave personale, sanksionimi i gjuhës së urrejtjes, përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe ligje të tjera. Elena Nakova nga organizata “Softueri i lirë” ka propozuar ndryshimin e ligjit për ruajtjen e të dhënave personale, pasi që sipas saj, me shpalljen e listës zgjedhore janë evidentuar dyshime se mund të keqpërdoren të dhënat e qytetarëve, njofton TV 21.

“Në formën elektronike të saj, vetëm me disa klikime mund të sigurohet e tërë lista zgjedhore. Pastaj KSHZ e ndryshoi atë. Por mund të kërkohen edhe mënyra tjera: duke shkruar numrin personal dhe emrin, paraqitet adresa e  juaj, por edhe të gjitha të dhënat e atyre personave, të cilët jetojnë në atë lagje. Kjo është shkelje klasike e të drejtave të qytetarëve”, u shpreh Elena Nakova, Organizata “Softueri i lirë”.

Nga organizata “CIVIL”, kërkohet ndryshimi i ligjit për sanksionimin e gjuhës së urrejtjes, posaçërisht nëpër media. Marija Tegovska nga kjo organizatë duhet të rregullohet më së mirë mënyra e sanksionimit dhe ndalimi i emetimit të programeve që nxisin urrejtje.

Iniciativa për ndryshime ligjore është projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian, ndërsa të gjitha 11 propozimet për ndryshimin e ligjeve më pas do ti dorëzohen institucionit legjislativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button