Sulmet në Halep shkaktojnë 18 të vdekur

Nga sulmet e avionëve ushtarakë të Rusisë në Halep dhe zonat periferike, kanë humbur jetën 18 persona, ndërsa u plagosën 13 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i mbrojtjes civile në qytezën Etarib në perëndim të Halepit, Ibrahim Ibrahim, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, tha se avionët ushtarakë rusë sulmuan qendrën për mbrojtje civile që ndodhet në këtë qytezë.

Ibrahim tregon se 5 punonjës në qendër humbën jetën dhe 3 të tjerë u lënduan, duke shtuar më tej se “Nga njoftimet në radio, mësuam se avionët rusë kanë bombarduar qendrën për mbrojte civile. Qendrën nuk e goditën vetëm avionët rusë, por gjithashtu edhe forcat detare ruse e sulmuan me predha balistike.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button