LSDM: Kriminelët shëtiten të lirë, paraburgosen qytetarët

LSDM së bashku me qytetarët e Maqedonisë, kërkon që Ivanovi ta tërheq vendimin e turpshëm për abolim dhe të ofrojë dorëheqje, është qëndrimi i LSDM-së që i’u përcoll Ambasadorit të Norvegjisë Arni Bjornstad, në takimin e realizuar me kreun e kësaj partie, Zoran Zaev. Në komunikatën e Lidhjes Social demokrate, thuhet se diplomati norvegjez është informuar për krizën aktuale politike në Maqedoni.

“Është njoftuar se vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për abolimin e funksionarëve të pushtetit është absurd, pasi për ta janë hapur hetime për krim, dhe një gjë e tillë ka shkaktuar një revolt të madh tek qytetarët, e cila më pastaj ka rezultuar edhe me paraburgime. Derisa nga ana tjetër kriminelë që kanë keqpërdorur sasi të mëdha të parave dhe votave të qytetarëve, shëtitën të lirë dhe abolohen.”-thuhet në komunikatën e LSDM-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button