Norvegjia ankohet kundër vendimit se të drejtat e vrasësit Breivik janë shkelur në burg

Norvegjia do të ankohet kundër vendimit në rastin e vrasësit të shumëfishtë, Anders Breivik, sipas të cilit të drejtat njerëzore të tij ishin shkelur për shkak të kushteve të këqija në burg, ka njoftuar sot ministri norvegjez i Drejtësisë

“I kam kërkuar zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm që të ankohet kundër vendimit,” tha ministri i Drejtësisë, Andres Anundsen, në një komunikatë për media, transmeton Gazeta Express.

Gjykata e Oslos ka vendosur në prill të këtij viti se Norvegjia ia ka shkelur të drejtat e njeriut Breivikut, duke e mbajtur në një “botë tërësisht të mbyllur”, menjëherë pasi që u dënua për vrasjen e 77 njerëzve në sulme binjake në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button