Pepe: Nuk jam i dhunshëm, më i keq është Neymar

Mbrojtësi i Real Madrid, Pepe ka mohuar fjalët që fliten për të se ai është një lojtar i dhunshëm.

Ai ka drejtuar gishtin ka sulmuesi i Barcelonës, Neymar duke thënë se braziliani është ndëshkuar më shumë këtë edicion.

Pepe gjatë karrierës së tij ka qenë i përfshirë  në disa incidente kontroverse, ku në edicionin 2008-09 ishte pezulluar me dhjetë ndeshje mos lojë pas ndërhyrjes në Javer Casqueron e Getafes.

“Njerëzit mund të flasin çfarë të duan por faktet flasin që Neymar është ndëshkuar më shpesh sesa unë”.

“Real Madrid është një klub shembullor. Kurrë nuk do të kisha shansin të luaja për këtë klub për një periudhë kaq të gjatë sikur mos të luaja ashtu dhunshëm”, ka thënë Pepe, shkruan goal.com.

33 vjeçari luan në Santiago Bernabeu tash e nëntë vjet, kur aty erdhi nga Porto në verën e vitit 2007, transmeton Klan Kosova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button