Tuna përshëndet me ‘F… You’ (FOTO)

Ajo sot është një nga këngëtaret më të pëlqyera për stilin e ri që ka sjellë në muzikën e lehtë shqiptare.

Tuna, krahas angazhimeve të saj në jurinë e “X Factor”, nuk humb asnjë minutë kohë duke bërë një axhendë të ngjeshur me koncerte.

Pak ditë më parë, ajo ka kënduar bashkë me të dashurin e saj, Cosman, te “Loly pop” në Tiranë. Si gjithnjë provokuese, Tuna kishte veshur një bluzë të gjatë dhe dukej sikur ishte veshur përgjysmë, duke harruar fundin ose pantallonat.

Kjo ka qenë arsyeja që paparaci ynë ka tentuar ta fotografojë në një pozicion pak më të sikletshëm për të na krijuar mundësinë që lexuesit të shohin më shumë. Tuna e ka kuptuar dhe shikoni se çfarë gjesti ka bërë para aparatit. 

Një përshëndetje nga Tuna

Lajme të ngjashme

Back to top button