BE kërkon arrestimin e Sali Berishës

Sipas disa gazetave kosovare, Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kushtëzohet me arrestimin e Sali Berishës dhe të ministrave të tij të korruptuar.

Në të përditshmen kosovare Express dhe Zeri, shkruhet se arrestimi i Sali Berishës është mesazhi i qartë dhe pa dorashka i Brukselit për qeverinë “Rama”, e cila duhet të japë prova në luftën kundër korrupsionit, në këmbim të statusit të vendit kandidat. “Nëse më parë arrestimi i Sali Berishës është kërkuar në mënyrë të tërthortë dhe të nënkuptuar nga Brukseli, disa ditë para vendimit të statusit, prangosja e Berishës është artikuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një kusht të tillë Brukseli ia vendosi edhe Kroacisë. Dyert e BE u hapën për Kroacinë vetëm kur u arrestua ish-kryeministri Sanader për korrupsion.

Ndërkaq, Parlamenti Evropian u ka kërkuar publikisht autoriteteve shqiptare arrestimin e Sali Berishës dhe të disa ish-ministrave të tij të akuzuar për korrupsion, si dëshmi e vullnetit në luftën kundër korrupsionit. Kërkesa në adresë të qeverisë shqiptare është artikuluar dje nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç. Ky i fundit ka kërkuar arrestime të kryeministrave, ministrave, gjyqtarëve dhe prokurorëve për të luftuar korrupsionin. 

-Shpresoj vërtet që të arrestohen. Kjo nuk thuhet në artikull. Kryesorja është që të shihet se ka një prirje, një vullnet. Një tjetër pikë kyçe është klikimi mendor në kokën e popullit në përgjithësi, i cili duhet të thotë se korrupsioni është i keq. E njoh mentalitetin e Ballkanit. Korrupsioni është mënyra për të gjetur rrugën tënde në shoqëri. Për të çarë e për të arritur sukses në jetë, përmes korrupsionit. Tani, ky klikim i mentalitetit se kjo gjë është e keqe, është një çështje vendimtare.
Kjo është pika për të arrestuar një ministër, një Prokuror të Përgjithshëm, një Kryeministër. Pozicioni i medias në Shqipëri është vërtet për të qeshur. Pashë televizionin çdo natë kur isha atje, edhe pse nuk e kuptoj gjuhën. Thjesht për të parë se si funksionon. Ka shumë transmetues privat të pavarur, që më dukeshin plotësisht profesional, si Top Channel e të tjerë. Nga ana tjetër ka një televizion publik të varfër, çfarë është e gabuar. Vendi duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje mediave publike sepse ato janë burimi kryesor e parësor i informimit për qytetarët, ka deklaruar ai”, shkruan Zëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button