Protestë masive në Dibër (FOTO)

Shoqatat joqeveritare dibrane, klubet e ndryshme, kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata si dhe pushteti vendor i Dibrës u mblodhën sot në Dibër për të protestuar. Ata kërkojnë nga ELEM, Republika Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë që sipas ligjeve ndërkombëtare ta pezullojë çdo aktivitet të projektit për ndërtimin e një hidrocentrali në fushën e Llukovës.


“Jemi tubuar për të protestuar kundër një projekti absurd të firmës “ELEM” që pa na pyetur dëshiron të ndërtojë një hidrocentral në fushën e Llukovës , duke devijuar rrjedhën e lumit Radikë, gjë që shkatërron ekosistemin dhe rajonin, për të çuar ujërat tona në Maqedoninë lindore dhe në Greqi.” Tha Dritan Lleshi , kryetari Shoqatës  “1 dollar & Dibra”.


Sipas tij, dibranët nuk do të tolerojnë që uji të shkojë diku tjetër.

“Nuk njohim asnjë lloj marrëveshje më një shtet inekzistent  i quajtur Ish-Jugosllavi, të bërë më 1963 por ne kërkojmë eksploatim të ujërave bazuar n ligjet ndërkombëtare të Helsinkit më 1966 dhe decentralizimin e komunave. Ne nuk kemi frikë nga shtetet diktatoriale dhe nuk  do të lejojmë asnjë pikë uji të na merret pa një konsultim me qytetarët dibran. Nuk tolerojmë padrejtësi , dhe nuk do të lejojmë që kjo zonë të kthehet në moçal gjigant, nuk lejojmë zhdukje të turizmit, ndarjen e tokës dibrane, zhdukjen e florës dhe faunës të këtij vendi dhe ne nuk shkatërrojmë ardhmërinë e brezave që vijnë” tha Lleshi.

“Nëse kërkesa jonë neglizhohet , atëherë ne nuk ndalemi ,protestat tona do të zgjerohen edhe më shumë” përfundoi Lleshi. 


“E gjithë kjo që dëgjuam është zëri i qytetarit dibran për ardhmërinë e këtij vendi, protesta është shenjë e demokracisë dhe fjala publike është shenjë e ndjeshmërisë së kësaj popullate për këtë projekt i cili dëmton vendin tonë. Ne nuk  përkrahim projekte me interesa të veçanta klanore apo regjionale, ky projekt është i dënueshëm nga pushteti vendor, nga kryetari, nga dibranët dhe fatmirësisht kemi përkrahje nga ministrat tanë në Qeverinë e RM, ndaj kërkojmë përkrahje nga Shqipëria dhe Kosova që Radika mos shndërrohet në shkretëtirë” theksoi kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button