Faktet që askush nuk jua thotë për lidhjen në distancë

Te qenurit ne nje lidhje ne largesi eshte nje udhetim i gjate qe sprovon forcat mendore, emocionale, fizike dhe, po, forcat financiale. Ja gjashte fakte te pamohueshme per lidhjet ne largesi:

1. Eshte e shtrenjte Nese pyetni shumicen e cifteve ne largesi se cfare urrejne me shume, me siguri te gjithe do te jene te mendimit te njejte per shpenzimet. Faturat telefonike, akomodimi dhe gjithcka qe ka te beje me te rrit balonin e shpenzimeve qe harxhojne pagesen mujore. Lidhjet ne largesi jane te shtrenjta, sidomos kur vendosni qe te takoheni rregullisht.

2. Skype behet shoku juaj me i mire Ose cfare do aplikacioni per video chat qe eshte e pershtatshme per te dy. Ne disa raste eshte Skype, Facebook dhe Yahoo Messenger. Shpesh njerezit pyesin veten: “Si i kane perjetuar lidhjet ne largesi njerezit disa dekada me perpara?” Pergjigjia ime eshte :”Nje laps dhe nje leter. Dhe njerezit e atehershem ishin me te durueshem…”

3. Mund t’ju behet e bezdisshme Dy njerez qe jane ne nje lidhje ne largesi e kane si zakon ta informojne njeri-tjetrin se cfare ndodh me ta cdo dite dhe kjo mund te arrije ne nje shkalle ku shkakton bezdi. Sidomos mund te jete e merzitshme kur e shihni njeri-tjetrin vetem ne ate ekranin i cili ndonjehere ose ngrin ose shkeputet lidhja nga interneti i dobet.

4. Kerkon shume durim Por bezdia nuk duhet te jete faktor kyq qe ju te mos ndertoni nje lidhje mrekullueshme. Nje gje qe lidhjet ne largesi na mesojne eshte se kerkon nje doze te pa limituar te durimit. Ju nuk do te ishit me ate person po te mos e donit ose te kujdeseshit per ate, apo? Durim! Ju duhet shume nga ajo.

5. Duhet te keni shume besim  Nese besimi lekundet tek dy persona qe jane fizikisht bashke, po cfare per ata qe jetojne ne kontinente te ndryshme? Qe lidhja ne largesi te funksionoje, duhet te keni besim tek partneri. Keni besim tek sakrifica e te dyve per ta mbajtur dashurine e gjalle edhe ne qofte se jeni me kilometra larg.

6. Duhet premtin qe nje dite do te jeni bashke fizikisht Cfare eshte qellimi i te qenurit ne nje lidhje te larget nese ne fund nuk mund te jeni fizikisht bashke? Duhet qe qellimi i te dyve te jete se nje dite do te jene bashke ne te njejtin vend. Ose ai/ajo te zhvendoset prane juve ose ju te shkoni tek ata, por ky vendim duhet marre. Lidhjet ne largesi jane te pakuptimta nese nuk keni plan qe nje dite, ne te ardhmen e afert, te jeni bashke ne nje vend. Sidoqofte, lidhjet ne largesi kerkojne shume pune .

7. Ju duhet shume energji qe ta beni lidhjen te kete funksion. Kjo mund te jete eksituese dhe e pashprese, por ne fund te gjithe kesaj do ta ktheni koken prapa tek ato dite dhe do te qeshni se cfare udhetimi ka qene dhe e gjithe kjo ne emer te dashurise.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button