Messi koleksionon oferta, bën “presion” për rinovim

Ndërsa Leo Messi vazhdon rikuperimin nga dëmtimi që pësoi në Sevilje kundër Betisit, klube me potencial ekonomik domethënës trokasin në portat e tij.

Askush nuk bën të ditur shifra , ( vështirë që dikush ti paguajë 25 milionë euro neto në sezon) por i ofrojnë projekte në brendësi të të cilave argjentinasi mund të ndihet komod. Ditë më parë Messi deklaroi “Dua të qëndroj te Barcelona, është shtëpia ime dhe vendi ku dua të jem”, por kjo nuk do të thotë se nuk po studion propozimet e tjera.

Lojtari dhe njerëzit që e rrethojnë e dinë se është merkato ajo që mund të ndryshojë skenaret. Siç u zbulua së fundmi në 19 korrik Leo refuzoi katër oferta nga klube si Manchester City, Chelsea, Monaco dhe Anzhi me rusët që ishin që në fillim jashtë loje. Oferta e këtyre klubeve në drejtim të Barcelonës për kartonin e futbollistit ishte 120 milionë euro, ndërsa klauzola e largimit të Messit është 250 milionë euro. Por që atehëre komunikimet vazhdojnë, transmeton Supersport.

Sic raporton e përditëshmja spanjolle As, javën e ardhshme stafi menaxhues i Messit synojnë ti kërkojnë një përmirësim të kontratës Presidentit Rosell, duke ja rritur në këtë mënyrë punën kreut blaugrana.

Duke marrë parasysh se është duke u marrë ndërkohë me cështje urgjente si rinovimi i Iniestas, apo cështjet Montoya e Bartra, procese te cilave pritet tju shtohet dhe peticioni i argjentinasit që prish planet e presidentit të klubit katalanas. Hera e parë e prekjes së kontratës së Messit ishte në qershor të 2005-ës pasi fitoi botërorin U-20, tre muaj më pas kontrata u përmirësua sërish.

Në janar të 2007 firmosi deri për vitin 2014 me një klauzolë prej 150 milionë eurosh dhe në korrikun e të njëtit vit, pas largimit të Ronaldinhos, kontrata e tij u përmirësua sërish. Hera e parafundit që Messi kaloi në zyrat e klubit ishte në nëntor shtator të 2009-ës dhe më pas rinovoi deri në 2016, ndërsa në shkurtin e kaluar firmosi një kontratë që e lidh me Barcën deri në 2018-ën. Messi koleksionon oferta dhe rrit presionin ndaj Barcës për një tjetër përmirësim ekonomik, ndërkohë ndodhet në Argjentinë bashkë me shoqen e tij Antonella, të birin Thiago dhe Luis Garcian , fizioterapistin e federatës argentinase që ndodhej me të që në Barcelonë për të monitoruar rikuperimin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button