Konfirmohet zyrtarisht, personi i vrarë ishte Xhelal Ajeti

Policia gjatë mëngjesit të sotëm e ka verifikuar identitetin e personit të vrarë mbrëmë në lagjen Hasanbeg të Shkupit

Edhe zyrtarisht bëhet fjalë për 46 vjeçarin Xhelal Ajeti nga po i njëjti fshat. Nga të shtënat me armë është plagosur edhe I.M (49), i cili sipas informacioneve të fundit është jashtë rrezikut për jetë pas intervenimeve të ekipit mjekësor në spitalin e qytetit “Sh.Naumi i Ohrit”. 

Sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18.00 në çajtoren “Te Xhela” në Hasanbeg, ku është futur një person i i panjohur me maskë në kokë dhe ka shtënë ndaj të pranishmëve në çajtore. 

Sulmuesi ende është në arrati dhe policia po hulumton në kapjen e tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button