Tiranë, plagos të birin me armë në tentativë për të trembur qenin e rrugës

Një adoleshent ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të dielë në Tiranë, në zonën e njohur si “Bërryli”, në atë që duket të jetë një rast i paprecedentë. Gjithsesi, i plagosuri nuk është në rrezik për jetën.

Sipas policisë, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, shtetasi 19-vjeçar me inicialet V. V. është plagosur në këmbë nga arma e të atit, i cili po i qëllonte një qeni rrugësh, që tentoi ta kafshonte të birin, por plumbi ka rënë mbi vet atë, transmeton Tch.

Ngjarja konsiderohet aksidentale, pasi i plagosuri është qëlluar gabimisht – thotë policia, – megjithatë nuk bëhet e ditur se çfarë ka dashur babai i armatosur me fëmijën në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button