Haradinaj: Demarkacioni me Malin e Zi s’ka asnjë lidhje me liberalizimin e vizave

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve që të mos ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, pasi, sipas tij, me një veprim të tillë bëjnë gabim të madh.

“Nuk është e lidhur as me liberalizim të vizave dhe as me MSA, pse ne të ngutemi dhe ta quajmë të kryer po një diplomat më ka thënë se derisa komisioni juaj të insiston që kjo është në rregull, ne e kemi të pamundura të intervenojmë”, ka thënë Haradinaj në një takim me burra të Rugovës, transmeton koha.

Haradinaj ka shkruar gjithashtu se në takimin me mbi 300 burra të Rugovës, të cilët tha se ishin bukur të ashpërsuar për demarkacionin me Malin e Zi, “nuk pati asnjë prej tyre që nuk tha se kufiri me Malin e zi nuk ishte shënjuar në dëm të Kosovës dhe në dëm të Rugovës”.

“Ata nuk kërkojnë asgjë më shumë, përpos të gjenden gabimet që janë bërë dhe ta gëzojnë tokën e tyre, për çfarë ka shprehur gatishmëri edhe Mali i Zi”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button