Fotografitë që tregojnë se planeti ynë po ndryshon

22 prilli është dita e tokës, ditë feste për planetin tonë  – e vetmja shtëpi që kemi deri më tani.

Megjithatë, ne jemi ata që po ndërrojmë aq shumë sipërfaqen e tokës përmes ndryshimeve klimatike.

Megjithëse duket si një proces masiv i padukshëm, përmes një koleksioni fotografish (të marra nga NASA) mund të shohim se si saktësisht janë duke ndodhur këto ndryshime.

Liqene dhe lumenj janë duke u tkurrur, pyjet shkatërrohen, dhe përderisa klima në Tokë shkon duke qenë më e nxehtë akullnajat po shkrihen shumë më shpejt se sa që duhet, transmeton Klan Kosova.

Tkurrja e detit Aral, Azia Qendrore, viti 2000 në krahasim me 2014.

Tkurrja e liqenit Oroville, Kaliforni, korrik 2011 krahasuar me gusht 2014.

Shkrirja e akullnajave veriperëndimore, Alaskë, gusht 1940 krahasuar me gusht 2005.

Thatësia, humbja e ujit, Kansas, viti 2010 krahasuar me 2011 dhe 2012.

Shpyllëzimi në Rondonia, Brazil, viti 1975 krahasuar me 2009.

Shkrirja e akullnajës “Qori Kalis” , Peru, viti 1978 krahasuar me 2011.

Shkrirja e borës në Malet Kilimanxharo, Tanzani, shkurt 1993 krahasuar me shkurt 2000.

Tkurrja e lumenjve në “Great Sand Dunes National Park”, Kolorado, viti 1987 krahasuar me 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button