Letër e hapur zotëri Presidentit Ivanov

Zotëri President Ivanov Ligji për falje i vitit 1993 neni 11, juve ju jep të drejtën që të aboloni apo të ndërpritni procedurat gjyqësore në rethana të veçanta, nëse ajo është në interes të Republikës. Mirëpo neni 11 i ketij ligji të vitit 1993 u shlye nga ky ligj dhe u soll nje ligj i ri për falje në vitin 2009 pa nenin 11 , dhe me automatizëm ky nen bëhet norme e vdekur dhe mundësin për ta ringjallur e ka vetëm Ligjprurësi (Parlamenti) me prurjen e një ligji të ri dhe jo Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e abrogoi në tërësi ligjin për falje të vitit 2009 dhe hyri në fuqi ligji për falje i vitit 1993 mirpo ky ligj nuk e ka nenin 11 sepse ky nen u fshi nga ky ligj me prurjen e ligjit të ri për falje të vitit 2009. Neni 13 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë,-paragrafi 1- thotë: Personi i akuzuar për vepër penale, do të kosniderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij nuk do të vëretohet me vendim të plotfuqishëm gjyqësor.

Neni 87 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, – paragrafi 1-thotë: Presidenti i Republikës mban përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve gjatë ushtrimit të të drejtave dhe detyrave të tij.

Ju mund ta tërheqni vendimin tuaj për falje duke u bazuar dhe duke u thirur ne këto nene të Kushtetutës: TË JU NDIHMOJ !

Duke anashkaluar nenin 13 paragrafin 1 dhe nenit 87 paragrafin 1, të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, dhe duke mos qenë në dijeni se neni 11 e ligjit për falje të vitit 1993 nuk është më në funksion dhe llogaritet “normë e vdekur” duke u shlyer nga ai ligj dhe duke mos analizuar detajisht Ligjin për falje te vitit 1993 ,unë Presidenti Gjorgje Ivanov solla një vendim të gabuar dhe të përshpejtuar për abolimin e procedurave gjyqësore të pesonave të caktuar,dhe njëashtu kam bërë edhe shkelje të nenit 13 të Kushtetutës së Maqedonisë duke mos i’u lejuar personave të aboluar në fjalë, që pafajësinë e tyre ta dëshmojnë në procedurë gjyqësore. Prandaj tani duke u bazuar në nenin 13 paragrafi 1 dhe duke u thirur në nenin 87 paragrafi 1, të Kushtetuës së Maqedonisë, se mbajë përgjegjjësi për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve, andaj, Unë Presidenti Gjorgje Ivanov sjell:

VENDIM PËR АNULIMIN E PLOTË TË VENDIMIT PËR FALJEN dhe LIRIMIN NGA NDJEKJA PA U ZHVILLUAR PROCEDURË, për të gjithë 56 përsonat e falur me VENDIMIN (nr: 72/16 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë më 12.06.2016).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button