PEPR: Pasojat e krizës mund të çojnë deri në federalizim të Maqedonisë

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve në Maqedoni (PEPR) është e shqetësuar për ardhmërinë e shtetit dhe pyet se a duam izolim të shtetit apo duam të shkojmë përpara, njofton Portalb.

“Maqedonia është më e rëndësishme se gjithçka. Për ne është patriot ai që i jep shtetit, jo ai që i merr. Jemi të shqetësuar për paralajmërimet e sanksioneve nga ana e BE-së, nuk mundemi ta lejojmë që shteti jonë ta humb rekomandimin. Para se gjithash bëjmë thirrje si qytetarë, pastaj si subjekt politik që të kihet kujdesë sepse pasojat mund të eksalojnë edhe deri në federalizmin e Maqedonisë”, thonë nga PEPR

Nga PEPR kërkojnë që menjëherë presidenti Gjorge Ivanov ta tërheqë vendimin për falje, ndërkaq Veljanovski t’i thirrë deputetët dhe t’i anulojë zgjedhjet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button