28 Nentori, mit apo realitet?

Nuk ka popull pa mite, dhe ndër këto popuj jemi edhe ne shqiptarët edhe pse dikush e mohon këtë. Mitet përdoren për ndërtimin e një identiteti ose për përfitime politike dhe kolektive. Ato përdoren për ti bërë njerëzit të besojnë në ndonjë ideologji apo filozofi ku normat që do ti sjellin ata në shoqeri të zbatohen më lehtë. Disa mite që përdoren te disa popuj, ata i kanë si vlerë historike edhe pse nuk do të mund të gjejmë bazë shkencore. Në një popull ku një njeri shpallet tradhëtar sepse ua rrëzon mitet me fakte shkencore, aludon se ai popull nuk është racional. Veshtirë se mund të gjejmë një popull që vepron racionalisht, gjithmonë pakica duhet të jetë ajo që do t’i ndërmer këto procese. Gjithsesi, çdokund ka përqindje të ndryshme se si i shohin ata mitet te populli i tyre.

Para krijimit të shtetit francez, një popull që ishte i lidhur ngushtë me krishterimin, iu shkatërruan kishat dhe u persekutuan besimtarët e krishterë. Franca, vendi ku filloi inkuizicioni më pas u shëndrrua në një shtet kundër fesë. Nëse e marrim tani ne shembullin e krijimit të shtetit shqiptar, ndodhi pak a shumë e njejta gjë. Shqiptarët ishin poashtu një popull që jetonin me përkushtim ndaj fesë, të gjitha konfesionet e ndryshme fetare. Me shpikjen e fenomenit komb/shtet në shekullin e 19-të nga evropianët, e cila njihet edhe si periudha e nacionalizmit, filloi që në Ballkan të përhapet ideja e krijimit të një kombi.

Pak rëndësi kishte gjuha, rëndësi kishte më së shumti besimi fetarë, dhe kështu jetuan popujt në harmoni gjatë Perandorisë Osmane. Kësaj harmonie ja kishin lakmi evropianët, të cilët njëkohësisht qanin trojet e humbura që kishin atje në një kohë. Për këte arsye, disa fuqi të mëdha që u krijuan gjatë shekullit të 18-19-të, si austro-hungarezët, francezët, britanikët dhe rusët, ata kishin synim që sundimi musliman që ishte super fuqi për 5 shekuj dhe civilizimi dhe qytetërimi qe ishte në shkallë shumë të lartë, të largohej nga aty njëherë e përgjithmonë. Kjo ndodhi edhe me kalifatet arabe, deri sa i larguan nga Spanja nuk u bënë rehat. Nëse e analizojmë mirë sundimin osman, pa paragjykime dhe pa emocione siç kanë vepruar shumë njerëz në të shumtën e rasteve, e kuptojmë se çdo popull që ishte në atë perandori gëzonte të gjitha të drejtat dhe madje duke marr pjesë në administrimin e asaj perandorie. Osmanlijtë nuk ishin izolator por ishin më shpirtgjerë se çdo perandori tjetër, që lejonte çdo popull të jep kontributin e saj për atë perandori, në këtë mënyrë perfitonin të dytë. Por çfarë ndodhi te këto popuj? Nacionalizmi që na erdhi nga perëndimi shkatërroi gjithçka. Me ardhjen e kësaj ideologjie, në çdo popull propagandohej kundër pushtetit nga agjentët që sponzorizoheshin nga jashtë, që të largohen nga ajo perandori duke ju premtuar një shtet dhe duke perdor fenë krishtere si kundër muslimanizmit. Dërgoheshin priftërinjë dhe municion, përdoreshin të gjitha mënyrat për ta rrëzuar një prej perandorive më të fuqishme. Pas një kohe, në çdo popull jo-musliman kjo ideologji gjeti përkrahje, përveç te muslimanët. Shqiptarët ishin kryesisht musliman, dhe nacionalistëve që ishin kundër Perandorisë Osmane u duhej të shpiknin ndonjë mit në mënyrë qe ky popull të revoltohej. Ideologët e lëvizjes kombëtare, ishin prej të tre konfesioneve fetare, dhe kështu mundoheshin që popullin ta bindin më lehtë. Fan S. Noli i cili shitej si prift ortodoks, mundohej që ortodoksët shqiptar t’i ndan nga patrikana e Stambollit, po edhe hoxhallarët shqiptar mundoheshin ta pëcjellin lajmin tek shqiptarët musliman se ne duhet ta krijojmë një shtet sepse perandoria po mbaron.

Tani që e kemi 101 përvjetorin e pavarësisë, si gjithmonë tek shqiptarët hasen ndjenja entuziazmi ndaj kombit, dhe festime të ndryshme në çdo shoqëri shqiptare. Sheshet janë të mbushura me shqiptar duke festuar, disa harxhojnë para pa masë, disa pihen bëhen dru, e kështu me rradhë. Këtu nuk po i anashkaloj dhe muslimanët, të cilët aq para nuk harxhojnë për bajrame se sa harxhojnë për pavarësinë. Duke mos u futur në tema si miti Skenderbeut, pellazgëve, pushtimi turk etj etj, une këtu në këtë shkrim, kam shkruar për disa mite që kanë të bëjnë më shumë rreth pavarësisë së Shqipërisë.

Miti nr 1 : “Çlirimi i Shqipërisë nga Perandoria Osmane”

Sot mësohet nëpër shkolla dhe shumë pseudohistorianë shqiptar ende pretendojnë se kishte ndonjë shtet apo komb shqiptar para ardhjes së osmanëve. Komb nuk kishin as serbët, as grekët, as bullgarët. Shtetet e këtyre popujve u krijuan në kuadër të Perandorisë Osmane, kur ata mendonin se duhet të ndaheshin nga ajo perandori, ndodhën luftat revolucionare dhe më pas osmanët ju dhanë leje për krijimin e shtetit të tyre. Por lind pyetja kur shqiptarët kërkuan shkëputjen nga Perandoria Osmane? Shpesh herë historianët tanë, i ngatrojnë disa rebelime apo lëvizje për krijimin e një shteti shqiptar në “lufta çlirimtare”. Pjesa dërmuese e popullit ishin kundër shkëputjes nga Perandoria Osmane, madje edhe Ismail Qemali tregon në kujtimet e tij se krijimi i shtetit shqiptar ishte vetëm se mbrojtje nga popujt fqinje, dhe ende kishte shpresën që perandoria të rikthehet përsëri. Krijimin e shtetit shqiptar ai e shihte si krijim i një shteti brenda Perandorisë Osmane. Shqiptarët ishin kundër shkëputjes nga turqit, për shkak kërcënimit grek në jug dhe sërb e malezez në veri. Por, nuk ishte kjo arsyja e vetme, shqiptarët kishin një bashkjetesë 500 vjeçare me turqit me një histori tejet të rëndësishme, kjo ishte dhe arsyja pse shqiptarët u ndanë të fundit nga Perandoria Osmane. 

Nacionalistët apo “rilindasit” e kishin problem t’i revoltonin shqiptarët kundër osmanëve, nacionalistët u akuzoheshin nga shqiptarët si tradhëtarë, dhe i quanin agjent që kanë ardhur për të na përçarë me turqit. Eqrem Bej Vlora tregon në kujtimet e tij se kjo ishte një rrymë që kërkonte t’i bindëte shqiptarët se turqit ishin armiqt kryesor të tyre, dhe se kjo propagandë mbështetej fuqimisht nga sllavet sepse ishte në favor të tyre që turqit t’i ndanin nga shqiptarët që t’i lajnë hesapet me shqiptarët sa më shpejtë. Nëse lexojmë nga Sami Frasheri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” kuptojmë se ai spjegon që shqiptarët kishin sundim të trojeve të tyre në vehte, dhe ishin superfuqi me turqit, por më vonë tregon periudhën e mbarrimit të kësaj perandorie, e cila nvarret edhe nga rrethanat politike por as ne nuk mohojmë se ishte nje periudhë e papëlqyeshme dhe shumë komplekse. Problemi qëndron te historianët tanë, që një sundim 500 vjeçarë e gjenarlizojnë me disa periudha të caktuara. Nuk duhet bazuar e tërë historia në literaturen e rilindasve, nuk duhet mohuar se ato janë disa dokumente të rëndësishme por në shumë raste duhet analizuar mirë sepse nvarren edhe shumë nga rrethanat politike. Periudha e mbarrimit të Perandorisë Osmane, ishte një periudhë jo e lavdishme, pasi që nuk ishte dhe administrimi i njejtë si në një kohë, duke e pasur parasysh edhe presionin nga evropianët. Mirpo shqiptarët ende kishin shpresa që perandoria të bënte rimëkëmbje.

Miti nr 2 : “Krijimi i shtetit shqiptar në 28 Nëntor 1912”

Miti tjetër që na është servuar si e vërtetë me dekada me rradhë, është miti se Shqipëria u krijua në 28 Nëntor 1912. Shqipëria u krijua në 29 Korrik 1913, në Konferencën e Londrës, ku fatet e Shqipërise mbeten në duar të Evropës. Pra, ajo që ndodhi në 28 Nëntor, nuk ishte krijimi i shtetit shqiptar, por Ismail Qemali vetëm se e shpalli Shqipërinë shtet me urdhër të austriakëve. Ismail Qemali, pasi që hëngër dy shuplaka nga Dervishi në parlamentin turk, u largua nga Turqia, dhe u nis në Shqipëri për krijimin e shtetit shqiptar. Ai bëri një udhëtim nëpër Europë, dhe fillimisht pretendonte që Shqipërinë ta shpallte shtet në Durrës. Kur Ismail Qemali arriti në Durrës me përkrahësit e tij, ai tregon në kujtimet e tij se durrsakët atyre ju thanë tradhëtarë, “Turqia nuk ka humbur dhe nuk humbet”, kështu ju drejtuan durrsakët. Pasi që i ndegjoi ai këto fjalë, e kuptoi se aty nuk mund të bëhej kjo punë, dhe u nis për në Vlorë. Para se të nisej për në Vlorë, pati një mbledhje me autoritetet turke, kur kuptuan për Ismail Qemalin se çfarë dëshironte të bën. Mbledhja u bë në sallën e hotelit “Konstantionopol” në Durrës, dhe Mehmet Ndroçi, sekretar i Hamid Toptanit tregon se Ismail Qemali kerkoi leje nga autoritetet turke për shpalljen e pavarësisë në Durrës, ku bënin pjesë edhe shqiptar, dhe ata u pergjigen se “ne kemi rrue besnik në këtë perandori tyrke 500 vjet, dhe do të vdesim po në atë flamur”. Dhe kështu shpallja s’u be dot. Autoritetet tyrke menduan ta zënë Ismail Qemalin, mirpo Hamid Toptani i ndaloi. 

Ismail Qemali nuk gjeti shumë pëkrahje tek shqiptarët, simpatizues i kishte më së shumti katolikët. Pas shpalljes së Shqipërisë shtet, ministri i punëve të mbrendshme Myfid Libohova, i kërkon Ismail Qemalit borxhin që ja ka, me deftesë pa deftesë. Kështu i drejtohet ministri i punëve të mbrendshme, kryeministrit të shtetit. Qeveria e Vlores nuk njihej nga faktori ndërkombëtar, për këtë arsye u detyra Ismail Qemali të nënshkruaj një marrëveshje sekrete me kryeministrin grek Goergios Theotokis më 22 mars 1907. Janina dhe Çamëria u anekusan nga grekët, pasi u tradhëtua nga Ismail Qemali, nga marrëveshja që u bë me kusht që të njihej Qeveria e Vlorës, por ndoshta edhe për para. Këto akuza ia bënte edhe rivali i tij Mit’hat Frasheri, i cili këto i tregon në gazetën “Dituria” por ka dhe shkrime të tjera në lidhje me këtë në kujtimet e tij. Për këtë marrëveshje flet edhe udhëtari britanez Edith Durham në librin e tij “The Strugle for Scutari”. Kjo është shumë e mundur, kur edhe Syrja Vlora në kujtimet e tij për Ismail Qemalin thot se kishte aftësi për t’i manipuluar njërëzit. Këto aftësi nuk i kishte vetëm Ismail Qemali, por i kishin edhe shumë nacionalist të tjerë, që nxitën luftë kundër osmanëve.

Miti nr 3 : “Beteja të mëdha të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane”

Shumë shqiptar ranë pre e kurtheve të nacionalistëve apo disa agjentëve të huaj, pasi që dihet se shumica e tyre që nxisnin luftë kundër osmanëve ishin agjent dhe mason, dhe të mos harrojmë një pjesë e mirë e tyre ishin vllahe, që kishin zënë vend në shoqëritë shqiptare. Kyr Abdyl Frashëri, u nis që ta ndalojë karakterin fetar dhe pro-osmane të Lidhjes së Prizrenit që kishte krijuar Sulltan Abdylhamidi i II për ruajtjen e tokave shqiptare, grekët e dërguan atë që ta ndalojë, ku në rrugën për në Kosovë, u tregonte përralla shqiptarëve se sa anti-shqiptar dhe i ligë është sulltani. Me të dëgjuar shqiptarët këto fjalë, ata që u mashtruan nga ai, thonin “po të na jep edhe parajsen Sulltani, ne nuk do ta pranojmë”. Abdyl Frashëri me përkrahësit e tij, vranë shqiptar, turq, boshnjak, vranë dhe Maxhar Pashën, i cili mbronte Kosovën në Kongresin e Berlinit. Klikën e Abdyl Frasherit me malok, sulltani i fali e nuk i vrau, Abdylin e dënoi veq me burgim, i cili u lirua pas 3 viteve. Malokët kosovar ashtu siç u bashkuan me sërbët në luften e 98-99 në Kosovë, u bashkuan dhe me Abdyl Frashërin për të vrarë musliman. Sulltan Abdylhamidi u tregua i butë me ata, ashtu u tregua ai edhe kur çifutët kërkuan ta blejnë tokën palestineze, e nuk ua preu kokat, të kishte vepruar ashtu sot ndoshta zionizmi nuk do të ekzistonte. 

Perandoria Osmane nuk mund të shihet si një perandori pa mëkate dhe pa gabime. Ne asnjëherë nuk themi se ishte e tillë. Kishte devijime të caktuara, kishte gabime ku ju kushtoi rëndë, por një gjë nuk duhet harruar, se në Perandorinë Osmane, lulëzonte paqja dhe harmonia me shekuj, kurse ndërkohë në Evropë mbizotronte fanatizmi katolik. Ekstremistët katolik themeluan inkuizicionin për ndjekje të heretikëve, ku digjeshin dijetarët, çifutët, njerëz të akuzuar për magji etj. Kishte tentativa edhe për kryqëzata të tjera, ku vriteshin me mijëra femijë për t’i kryer ritualet e tyre, në mënyrë që t’ju rikthehej Jerusalemi. Kur këshilltarët e Sulltan Sulejmanit, kërkuan nga ai që të largonte me dhunë çifutët për shkak të praktikave të dhënies së parave me fajde, ai nuk pranoi një gjë të tillë, por kishte durim. Është me të vërtet një padrejtësi e madhe ajo që po vazhdon t’i bëhët historisë së kësaj perandorie, e cila shikohet vetëm nga prizmi negativ.

Shqiptarët si armik kryesor kishin sërbët, malezezët dhe grekët. Betejat kryesore të shqiptarëve zhvilloheshin kundër këtyre popujve. Aleanca shqiptaro-turke i shtypte rebelimet e sllavëve, për shembull ata i ndaluan tentativat e një aleance ortodokse, bullgare, vllahe dhe një pjesë shqiptare, në fillim të viteve të shekullit 20-të, të cilët u rebeluan dhe luftonin për Bullgarinë e Madhe. Ata krijuan dhe Republikën 10 ditëshe të Krushevës në 1903, në krye me Nikolla Karevin. Për këtë periudhë shkruajtën dhe gazetat e asaj kohe, si “New York Times” dhe shkruan se u vranë një numër i madh rebelësh bullgarë nga turqit dhe shqiptarët. Forcat shqiptaro-turke luftuan me muaj të tërë për mbrojtjen e Shkodrës në 1912-1913 nga pushtuesit serbo-malezez. Poashtu edhe këtu disa katolik shqiptar iu bashkuan pushtuesve në vrasjen e popullatës shqiptare, ata vranë dhe Hasan Riza Pashën. Për Hasan Riza Pashën kënduan këngë rapsodët shqiptarë, ku edhe Gjergj Fishta për të shkruan:

“Lavdi Hasan Riza Pasha
burrë si motit 
ushtar trim besnik
komandant i ushtrive tona në Shkodër
Shqipëria dhe shqiptarët 
nderojnë luftëtarin Hasan Riza Pasha”. 

Në procesin e spastrimit etnik, që iu nënshtruan shqiptarët musliman, kërkoheshte që të konvertohen në fenë ortodokse në mënyrë që të mos i vrisnin. Shqiptarët duke mos pasur alternativë tjetër, ose vriteshin e torturoheshin në mënyre ç’njërezore, ose shpënguleshin në Anadoll, Siri dhe vende të tjera. Në Lugun e Baranit, rreth 68 familje shqiptare të konfesionit musliman u konvertuan në fenë ortodokse. Në atë kohë nacionalistët mirreshin vetëm me punët e arbëreshëve, kurse muhaxhirët që u shpërngulën në Turqi, islamofobi Faik Konica i fyente si t’i kishte armiq dhe nuk i konsideronte fare si shqiptar. Pushtuesit serbo-malezez kryen krime të shumta ndaj shqiptarëve, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare. Në gazetën sërbe të Beogradit “Piemont” në lidhje me luftën e Shkodrës më 20 Mars, shkruan se “nëse Shkodra nuk i jepet Malit të Zi, i gjithë qyteti duhet të rrafshohet”. Nga dëshmitarët okular si udhëtari Leo Freundlich, kuptojmë për masakra të tmershme që u bënë ndaj shqiptarëve. Të mos flasim pastaj dhe për pushtimin e Kosovës nga Mbretëria e Sërbisë, kemi betejën e njohur dhe të dhimbshme si Beteja e Kumanoves. Nga gjithë këto kuptojmë se armiqt kryesor i kishim sllavët jo turqit, siç llomotitin ende disa turkofob. Nëse osmanët kanë bërë krime, i bie që edhe ne shqiptarët kemi bërë krime, pasi që në cdo betejë të turqve, luftonim edhe ne shqiptarët, dhe sundonim në cdo cep ku shtrihej perandoria. Ne shqiptarët ishim osmanet. Jo rastësisht në luftën e Çanakalasë dhe luftën kundër armenëve, një pjesë e madhe e ushtrisë ishin shqiptarë.

Disa beteja dhe konflikte, që historianët tanë na i portretizuan sikur “lufta çlirimtare” janë përralla me mbret. Kur shqiptarët rebeloheshin kundër Perandorisë Osmane, rebeloheshin sepse kundërshtonin reformat që ndërmerreshin dhe nga regjime të caktuara, e jo se kerkonin çlirim nga ajo. Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe të tjerë, shpesh herë na thuhet se luftuan kundër Perandorisë Osmane për çlirim të atdheut. Noel Malcolm në librin e tij “Kosovo: a short history” tregon se Isa Boletini as që kërkonte ndonjë autonomi apo shtet të pavarur, historiografia jonë komuniste i ka falsifikuar konfliktet që kishin shqiptarët me xhonturqit në lufta çlirimtare kundër Perandorisë Osmane. Kemi dhe shumë gabime terminologjike në historinë tonë, por ja që pseudohistorianët tanë me mospërfillje vazhdojnë të njejtin mekanizëm në manipulimin e historisë si në periudhën e komunizmit. 

Pra, nga gjithë kjo i nxjerrim konkludimet se:

1. Shqiptarët u ndanë nga Perandoria Osmane pa vullnetin e tyre.
2. Momentin që u ndanë shqiptarët nga perandoria, ishte humbje dhe jo fitim, i’u nënshtruam gjenocideve të ndryshme, u copëtuam, u asimiluam etj.
3. Shqiptarët dhe turqit nuk ishin armiq, por ishin bashk administrator.

Ardit Osmani
Shkolla ekonomike, Shkup

                  

Lajme të ngjashme

Back to top button