Sivjet, dimri më i ftohtë në këto 100 vjet!

Dimri do të jetë i gjatë dhe i ftohtë. Sipas meteorologëve, ky mund të jetë dimri më i ftohtë në 100 vitet e fundit.

Dominik Jung, meteorolog gjerman, thotë se dimri do të jetë jashtëzakonisht i fortë. Dhjetori dhe janari në Ballkan do të jenë shumë të ftohtë, ndërsa shkurti pak më i ngrohtë .

Jung thotë se është e mundur që temperaturat e përditshme të jenë minus 10 e natën deri në minus 25 – me shumë borë dhe stuhi dëbore, sidomos në janar.

Organizatat ndërkombëtare meteorologjike pretendojnë se më 1 dhjetor do të jetë një valë e ftohtë, që do të sjellë borë dhe temperatura të ulëta.

Edhe instituti meteorologjik i Norvegjisë, që është një nga më të njohurit në botë, pretendon se në ditët në vazhdim temperaturat në Ballkan do të jenë deri në minus 10 gradë celsius. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button