Eko xhamia e parë evropiane, oazë e paqes në xhunglën urbane (Video)

Komuniteti musliman në Kembrixh është duke ndërtuar eko xhaminë e parë evropiane.

Xhamia në të gjitha segmentet e saj ndjek parimet e qëndrueshmërisë ekologjike, dhe është dizajnuar nga byroja e njohur e Marks Barfield Architects . Komiteti i xhamisë tani është duke mbledhur fondet për projektin i cili në fund do të kushtojë më shumë se 13 milionë funte.

Xhamia do të ketë shumë karakteristika ekologjike, duke përfshirë një kopsht të madh që do të punohet nga dizajnerja, projektuese e peizazheve, me famë botërore Emma Clark, hapësira për arsim, kafene me tarracë gjelbëruese, dhoma takimi, ekspozitë dhe hapësirë për performanca.

Gjithashtu janë përfshirë edhe pompa të ngrohjes nëntokësore, riciklimi i ujit, ventilimi dhe ndriçimi natyral, si dhe kulmi i përshtatshëm i gjelbër Sedum. Do të ketë edhe një hapësirë për çerdhe të zogjëve lokalë, shtigje për biçikletë dhe parking për makina në bodrum.

Me të gjitha zgjidhjet e saj ekologjike xhamia do të paraqet mushkërinë dhe oazën e kësaj pjese të Kembrixhit, xhunglës urbane, por në anën tjetër, do të jetë edhe zgjidhje për komunitetin musliman dhe mijëra studentë që çdo vit vijnë në këtë qytet.

Lajme të ngjashme

Back to top button