Në Shkup protestojnë studentët e mjekësisë

Studentët e mjekësisë në Universitetin Kirili dhe Metodi, kanë dalë në protestë dhe kërkojnë takim me ministrin e shëndetësisë, Nikolla Todorov, për ndryshimet e Ligjit për studime mjekësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të veshur me mantelat e bardhë dhe me një parullë në dorë, studentët thonë se kanë kërkuar përgjigje për arsyen e provimeve shtetërore në fund të vitit të dytë dhe të katërt të studimeve, cilët janë lëndët që do të përfshihen. Ata gjithashtu kërkojnë sqarime përse studentët e Tetovës dhe Gostivarit dërgohen në praktikë në skajin tjetër të vendit, në Gjevgjeli, duke mos u kujdesur askush për harxhimet e tyre.

Në parullën e tyre, studentët thonë se ”Nuk jemi minj eksperimental”, ”Mësojmë për të qenë mjekë, e jo pacientë”, ”Na shpëtoni arsimimin”, ”Ardhja e reformave=ikje e mjekëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button