Debati për buxhetin 2014 afër fundit

Komisioni parlamentar për financimin e buxhetit sot dhe nesër ne mëngjes përfundon debatin për Propozimi i buxhetit për 2014-ën.

Debati filloji me datën 13 të këtij muaji nga partitë opozitare janë sjell 684 amandmane.
Sipas asaj që është propozuar, buxheti i vitit të ardhshëm duhet të jetë diku rreth 2,86 miliardë euro, që i bie shtatë për qind më i lartë se vitin e kaluar.

Deficit është vërtetuar me 3,5 për qind dhe huamarrje prej rreth 300 milion euro. Kalkulimi është bazuar në projektimin në rritje të ekonomisë prej 3,2 për qind dhe inflacionit prej 3,3 për qind.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për financimin e buxhetit do të debatojë me komisionin legjislativ, i cili do të vlerëson ligjshmërinë e tekstit të propozuar si dhe amandamaneve.

Seanca plenare parlamentare për propozimin e buxhetit  të vitit 2014 do të debatojë pesë ditë. Buxheti duhet të sillet deri në fund të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button