“Kundër-protesta”, trysni ndaj administratorëve për të marrë pjesë, siguria në pikëpyetje?

Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi, ku shihet se të punësuarit e administratës kanë marrë porosi nëpër telefonat e tyre, në të cilat shkruhet se “ky miting është më i rëndësishmi për partinë” dhe pjesëmarrja është e patjetërsueshme, njoftonPortalb.

Të punësuarit në administratë thonë se nga eprorët e tyre marrin urdhra për dalje të obligueshme në kundër-protestën e cila do të mbahet në Shkup.

protest_prinuda-365x400

Në ndërkohë, gjithandej flitet se shumë të punësuarve nëpër administrata e institucioneve në Shkup, kanë marrë njoftim që më herët të shkojnë në shtëpi, për shkaqe sigurie.

Këtë lajm për Portalb, e kanë  konfirmuar disa të punësuar në administratat e Ministrisë së Arsimit, Vetëqeverisjes Lokale dhe Drejtësisë dhe Ministrisë së Politikës dhe Punës Sociale, që deshën të ngelin anonim.

“Po është e vërtetë që policia na ka thënë që sot më herëttë shkojmë në shtëpi për shkaqe sigurie”, thotë për Potalb një administrator i cili dëshiroi të ngelet anonim.

Përndryshe, Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (GDOM), sot ka paralajmëruar kundër-protestë përpara Kuvendit të Maqedonisë në të cilën do të kërkojë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 qershor, sepse sipas tyre, ajo është e vetmja mënyrë për dalje nga kriza që e ka kapluar vendin, njofton Portalb.

GDOM është iniciativë e disa figurave publike maqedonase nga fusha të ndryshme, të cilët dalin në mbrojtje dhe favorizojnë politikat e pushtetit aktual, së fundmi organizuan “kundër protesta”. Pjesë të kësaj iniciative janë edhe figurat kontraverse si aktori Toni Mihajllovski dhe gazetari Milenko Nedellkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button