Neymar zgjedh Olimpiadën, nuk merr pjesë në Copa America

Është zgjidhur dilema se në cilin kompeticion këtë verë do të marrë pjesë ylli i kombëtares braziliane të futbollit Neymar. Federata e futbollit të Brazilit në marrëveshje me futbollistin e Barcelonës ka vendosur që shërbimet e tij ti shfrytëzojë gjatë Lojërave verore Olimpike të cilat do të mbahen gushtin e sivjemë në Rio de Janeiro, raporton Anadolu Agency (AA).

Si rrjedhojë e kësaj, Neymar nuk do të jetë në gjendje të përfaqësojë Brazilin gjatë Copa America, që do të mbahet në qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në bazë të rregullave të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) klubi nuk është i obliguar të lejojë lojtarin të luajë në lojëra Olimpike, mirëpo fakti se eventi mbahet në Brazil, organizatori dëshiron të paraqitet me një ekip të fortë i cili për herë të parë do të fitojë kompeticionin.

Më herët Federata Braziliane e Futbollit kërkoi leje nga Barcelona të mundësojë pjesëmarrjen e Neymarit në Olimpiadë gjë të cilën nga klubi katalunjas e aprovuan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button