Brukseli tërhiqet para Turqisë, nis shqyrtimi për heqjen e vizave

Një ditë pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan ngriti zërin se Bashkimi Europian nuk po respekton pikat e marrëveshjes dypalëshe për refugjatët, Brukseli vendosi të paraqesë në datën 4 maj raportin e progresit të liberalizimit të vizave për Turqinë.

Qeveria e Ankarasë do të marrë përgjigjen definitive nëse shtetasit turq do të udhëtojnë ose jo pa  viza brenda vendeve të bllokut.

Kjo do të varet nëse Turqia do e ketë plotësuar detyrën e saj për të ndaluar emigracionin e pakontrolluar në Europë. Sikurse tha më herët edhe presidenti i KE ,Jean Claude Juncker,edhe  komisionieri i emigracionit, Dimitris Avramopulos deklaroi se Brukseli do të  monitorojë nga afër procesin e shkëmbimit të refugjatëve.

Raporti  i parë i Komisionit Europian për implementimin e marrëveshjes BE-Turqi, tregon përparim megjithatë kërkon më shumë angazhim. Komisioni tha se 325 emigrantë të parregullt janë kthyer në Turqi nga Greqia, e ndërsa sipas procesit të shkëmbimit 103 refugjatë sirianë me dokumentacion te rregullt janë zhvendosur në BE.

Ndërsa, Ankaraja po ashtu ankohet se nuk ka marrë fondin e premtuar prej 3 miliardë eurosh, pasi 12 nga 28 shtetet e bllokut ende nuk kanë kontribuar, duke e bërë që shuma e mbledhur për Ankaranë të jetë 390 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button