Berisha “Nderi i Kombit”!

Mjeshtëria e fotografit të mirënjohur me famë botërore, Fadil Berishës, po vlerësohet në mënyrën e duhur nga dita në ditë.

Përveç fotografisë, përmes së cilës Berisha nxjerr bukuritë në fotografi, ai ka bërë krenar thuajse secilin që ndjehet shqiptar, sa herë që me krenarinë më të madhe ka prezantuar origjinën e tij nëpër botë.

Por, vepra e fotografit është vlerësuar nga i pari i Shqipërisë, presidenti Bujar Nishani.

Në një mbrëmje gala të emëruar si “Balloja Shqiptarë” e organizuar mbrëmjen e së shtunës, ishte i ftuar edhe fotografi Berisha i cili kishte udhëtuar nga Amerika drejt kryeqytetit shqiptar.

Dhe ajo që e bëri më të veçantë këtë udhëtim, për të cilin ishte i ftuar, ishte çmimi “Nderi i Kombit” me të cilin e dekoroi Presidenti fotografin e mirënjohur./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button