Ndalet Xhaka, por e mbyllin vitin të tretit

Pas tetë fitoreve në shtëpi, skuadra e Granit Xhakës e ka regjistruar barazimin e parë para tifozëve të saj.

Kjo pasi Borussia Monchengladbach nuk ka mundur të nxjerr më shumë sesa një pikë përballë Wolfsburgut, pasi takimi i së dielës mes tyre ka përfunduar me rezultat 2:2.

Futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka luajtur gjatë gjithë kësaj ndeshje, edhe pse në takimin e fundit lëndoi gishtin.

Pavarësisht këtij barazimi, Borussia Monchengladbach e mbylli stinorin vjeshtor të Bundesligës gjermane në pozitën e tretë, me 33 pikë të tubuara prej 17 ndeshjeve të zhvilluara, njëmbëdhjetë më pak sesa kryesuesi, Bayern Munichu i Xherdan Shaqirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button