LR-PDSH Takim me ambasadorin e Holandës, kryetemë protestat e së premtes

 

Kryetari i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela dhe Sekretari i përgjithshëm Arben Taravari kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Holandës në vend Ë.Ëouter Plomp.

“Me Ambasadorin Plomp është biseduar për situatën aktuale politike si dhe për protestat shqiptare të paralajmëruara për ditën e premte ku bashkorganizator është edhe LR-PDSH. Ambasadori i Holandës është njoftuar për qëndrimet e Lëvizjes në lidhje me shumë zhvillime aktuale politike, si dhe me mbështetjen që tashmë kanë shprehur organizatat e ndryshme për protestën e së premtes”, thuhet në kumtesë.

Protestën me moton “Ndal” që do të organizohet të premten nga ura në “Bit Pazar” deri te Parlamenti i Maqedonisë, e kanë mbështetur deri më tani shumë organizata të shoqërisë civile, thuhet në kumtesë dhe bëhet e ditur se protesta që do të fillojë nga ora 14:00 pritet të tubojë shumë shqiptar që do ti thonë “Ndal” këtij sistemi diskriminues për shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button