125 milion euro në 8 muaj, ky është Bayern Munchen!

Bayern Munchen është mbreti i fitimeve nga trofetë. Ka fituar 5 tituj në 8 muaj dhe kjo është diçka e paprecedentë për çdo klub që Bundesliga ka pasur në histori.

Ja sa ka fituar klubi bavarez sivjet:

Botërori i Klubeve, i fituar vetëm një ditë më parë solli në arkat e klubit bavarez 3.65 milionë euro; 55.05 milionë i ka fituar me Champions League 2012/13, kurse 28.76 gjatë sezonit aktual të Champions-it.

Nuk lihen pas as 25.8 milionë euro në Bundesligë me të drejtat televizive.

Më pas, klubi bavarez fitoi 3 milionë nga Superkupa e Evropës dhe 6.74 nga Kupa e Gjermanisë 2012/13. 1 milionë u arkëtuan nga Kupa e Gjermanisë 2013/14 dhe 0.75 milionë nga Superkupa e Gjermanisë. / Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button