Qytetarët e revoltuar: institucione merrni masa, u ngulfatëm!

Koncentrimi i lartë i ajrit të ndotur vazhdon të paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve. Më të rrezikuar janë të sëmurit kronik, të cilët në këtë periudhë i mbushin klinikat.

Ata shprehen të revoltuar me sjellen e institucioneve. 

‘Bashkëshorti im është i sëmurë kronik. Mbrëmë doli dhe nuk kaloi as një orë pasi u kthye në shtëpi dhe filloi të ndjejë dhimbje. Unë e kam patjetër të dal në periudhën e ndotshmërisë, sepse kam obligime. Frymarja është e rëndë e pa durueshme’ thotë Misherefe S. arsimtare.
‘E kemi patjetër të shkojmë në punë se nuk do të dilnim fare. Ka më shumë se një javë që nuk shkojmë askund tjetër, nuk mund as një dritare ta hapim…Ajri është shumë i ndotur, ndjehem shumë e lodhur edhe pse nuk vuaj nga ndonjë sëmundje kronike’ tha Shpresa Ismaili.

‘Unë deri tani nuk kam pasur ndonjë komplikim me shëndetin tim…por këtë vit po shoh se nuk mund të marr frymë lirshëm dhe kam vendosur ta vizitoj mjekun. Institucionet duhet të ndërmarin masat e duhura, njerëzit mund edhe të vdesin’ tha S.Rahmani.

‘Mjegullat po na pengojnë shumë, ndjehemi të lodhur edhe pse nuk bëjmë ndonjë punë fizike, nuk kemi disponim, jemi si të përgjumur’ tha M.N.student.

‘Nuk shohim gjë, kemi frigë mos bëjmë ndonjë ndeshje të hatashme’ tha Zimri Imer.

Në ndërkohë, ndotja e madhe e ajrit në Shkup e ka mbushur Klinikën për pulmologji, ku kërkohet shtrat më shumë, pasi në dit ka nga 100 kontrolle, rritje të numrit të pacientve me astmë, dhe të sëmurë kronikë nga mushkëritë e bardha. 

‘Por, mes pacientëve ka edhe të njerëz të shëndoshë të cilët kërkojnë ndihmë për shkak se u vështirësohet frymëmarrja nga ajri i ndotur derisa tek të tjerët është paraqitur bronhit. Të gjithë 50 shtretërit në Klinikë janë të zëna, ndërsa në tre ambulancat ka pasur shumë pacient, një mjek ka kontrolluar më shumë se 20 pacientë në një ndrim’ kumtojnë nga Klinika për Pulmologji në Shkup.

Mot me mjegulla dhe ndotshmëri të madhe paralajmërojnë sinoptikët deri të enjtën.

Ndërkaq masat e reja qeveritare përpos grave shtatzëna dhe personave mbi 60 vjet, deri të martën kanë liruar nga puna edhe personat e sëmurë nga astma (me vërtetim të mjekut).

Masat në fjalë vlejnë për Shkupin, Kërçovën, Tetovën dhe Manastirin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button