Gruevski dhe Stavrevski vazhdojnë ta zhytin vendin në borxhe

LSDM-ja, ka akuzuar ministrin e financave Zoran Stavrevski se behët i shurdhër ndaj paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare, për ritmin me të cilën rritet borxhi publik. Kjo parti ka theksuar se Gruevski dhe Stavrevski vazhdojnë të na zhytin në borxhe me ritëm më të madh.
Pikërisht në 24 dhjetorin e zezë, nëpërmjet ankandit të letrave me vlerë, do të krijojnë një borxh të i me vlerë 17 milion euro, theksojnë socialdemokratët.

LSDM-ja, pyet pse ministri për financa, Stavrevski nuk i harmonizon të dhënat e veta me ato të dhëna që i nxjerr Enti për Statistikë. LSDM-ja, thotë se ministri këtë nuk e bënë për arsye së në bazë të të dhënave të këtij enti deri në shtator, prodhimi vendor bruto sipas çmimit bazë ka qenë 5 miliard e 600 milion euro. 
Ministria e financave gjatë gjithë kohës operon me të dhëna për prodhimi vendor bruto deri në tetë miliard euro. Kjo sipas LSDM-së, është manipulim që është rritur në gënjeshtër.

Lajme të ngjashme

Back to top button