Galdini: Politikanët shqiptar të bashkohen për president shqiptar

Analisti dhe publicisti i njohur nga Shqipëria, Arian Galdini ka komentuar thirrjen e RDK-së që partitë politike shqiptare të dalin me një kandidat të përbashkët për President të Maqedonisë. Galdini thotë se shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, e madje duhet të kërkojnë që presidenti i Maqedonisë të jetë shqiptar. 

“Ide dhe nismë e respektuar por gjithsesi patetike. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë përparimin e Marrëveshjes së Ohrit, e madje duhet të kërkojnë që Presidenti i Maqedonisë të jetë shqiptar”, thotë Galdini.

“Një kandidat i përbashkët vetëm sa hap një lojë, por nuk jep asnjë rezultat apo fryt në interes të shqiptarëve. Vetëdijesimi dhe aksioni i përbashkët politik i Partive Shqiptare qe te arrijnë një marrëveshje paraprake me partitë sllavo-maqedonase, për te siguruar qe Presidenti i Maqedonise te jete shqiptar, do te ishte aksioni i duhur, me shume vlera demokratike.

Galdini u bën thirje Politikanëve shqiptarë të Maqedonisë, që të bëhen bashkë për të rinegociuar konceptin e shtet-formimit në Maqedoni.

“U bëj thirrje Politikanëve shqiptarë të Maqedonisë, që të bëhen bashkë për të rinegociuar konceptin e shtet-formimit në Maqedoni. Shqiptarët janë etni autoktone dhe shtet-formuese në Maqedoni. Kësisoj e kanë të gjithë të drejtën të pretendojnë e kërkojnë që Presidenti i Maqedonisë te jetë shqiptar. Përndryshe çdo Koalicion apo Fuzionim elektoral për të Rikonfirmuar Ivanovin apo cilindo kandidat të Partisë së Gruevskit, do te ishte as me shume e as me pak veç vazhdimësi e nënshtrimit. Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta ndalin ujdinë me konsensus negativ që kanë me Gruevskin apo që e kanë pasur dikur edhe me Cervenkonvskin”.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë dhe meritojnë të jenë faktor i rëndësishëm përfaqësues, unifikues dhe vendim-marrës ne Shtetin e Maqedonisë. Nëse nuk e arrijnë dot këtë, atëherë më mirë te mos marrin pjesë fare në zgjedhjen e Presidentit te Maqedonisë. Le ta lenë të mbetet një çështje e brendshme e Partive dhe Politikanëve sllavo-maqedonas. Koha për dinjitet dhe fuqizim te faktorit shtet-formues shqiptar në Maqedoni ka kohë që ka ardhur. Tani është momenti që politika të kape kohën e humbur”, përfundoi publicisti i njohur nga Shqipëria, Arian Galdini.

Lajme të ngjashme

Back to top button