Meta: Shqipëria, një vend i respektuar në arenën ndërkombëtare

Me rastin e 25 vjetorit të hapjes së parlamentit pluralist demokratik, Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar një ceremoni për shënimin e kësaj date në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria ka pësuar ndryshime në këto 25 vite. Meta ka pohuar se Shqipëria sot është një vend i respektuar në arenën ndërkombëtare.

“Ky moment është më shumë se sa një datë në kalendar, është një pikë kthese në historinë e Shqipërisë sepse na ndau përfundimisht nga e shkuara, me nisjen e rrugës së të ardhmes euro-atlantike të popullit tonë. Parlamenti i parë pluralist pati një jetë shkurtër, por dha një mesazh të madh lirie, ku i hapi rrugën perspektivës së demokracisë dhe ndryshimeve të madhe historike. Kuvendi i Shqipërisë ka luajtur rolin e pa zëvendësueshëm në të gjithë proceset transformuese. Sot jemi përballë një sfide madhore, të reformës historike në drejtësi dhe kjo reformë do të përmbyllet me sukses sa më parë për ti hapur rrugë modernizmit të institucioneve kushtetuese”- u shpreh Meta.

Gjithashtu po sot, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të japë një pritje në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku do të jenë të ftuar drejtues dhe personalitete të larta të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Më 15 prill 1991 është mbledhur parlamenti i parë pluralist i dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991, me 250 deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button