Fatime Fetai i shkruan letër Ivanovit

Tre prokurorët e falur nga Prokuroria Speciale i dërguan letër Presidentit Ivanov ku kërkojnë shfuqizimin e vendimit. Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavril Bubevski thonë se falja e tyre është bërë në bazë të një ligji jo-ekzistent dhe se nuk është e ligjshme të falen personat që nuk janë ende as të dyshuar, njofton Alsat M. Një arsye shtesë për shfuqizim, ka vetëm prokurorja Fatime Fetai. Në rastin e saj, Ivanov ka falur personin e gabuar.

“Gjatë këtij akti më të turpshëm në historinë e Republikës së Maqedonisë, me nxitim të pakuptueshëm, të paktën për mua nuk u desh të nxitoni aq shumë, në fakt e keni falur Fatime Fetain nga Gostivari. Besoj se keni menduar për mua, apo sugjerimet kanë qenë për mua, vetëm se është dashur në detaje t’ua tregojnë të dhënat e mia personale. Unë nuk jam nga Gostivari, jetoj në fshatin Bogovinë nga Tetova dhe me gjithë këtë kaos që e shkaktuat, ju e fshitë tërë sistemin ligjor në vend “, ka shkruar Fatime Fetai, Prokurore e PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button