Rama: Buxhet i kushtëzuar nga katrahura e qeverisë së kaluar

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka folur për projektbuxhetin e vitit 2014.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm është i kushtëzuar nga katrahura financiare e trashëguar nga qeveria e kaluar. Kreu i qeverisë nënvizoi se buxheti synon disiplinimin e financave pas disa vitesh “rrumpallë”.

“Kemi trashëguar katrahurë financiare dhe një vend të gjunjëzuar financiarisht me një mori borxhesh. Në 99 ditë kemi bërë për Shqipërinë zgjidhjen e duhur për ndalimin e hemorragjisë por dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së familjarëve”, u shpreh kryeministri, transmeton shekulli.

Kreu i qeverisë edhe pse theksoi se, “buxhet është i kushtëzuar nga katrahura e qeverisë së kaluar”, janë parashikuar 1.1 miliardë lekë për të nxitur punësimin.

“Ky është buxheti i fillimit të një rimëkëmbje të qëndrueshme. Ky është vetëm fillimi. Fillimi edhe i një transformimi në arsim. Nga malet me libra në çanta do përdoren tabletat elektronike”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button