Xhemati Islam: Egjipti të bojkotojë referendumin

Xhemati Islam tha të shtunën se do të bojkotojnë referendumin kushtetues që do të mbahet nga mesi i janarit.

Në një deklaratë, grupi Islamik tha se 75 për qind e anëtarëve votuan kundër  referendumit për të rishikuar kushtetutën e vitit 2012, e cila ishte pezulluar nga ushtria pas rrëzimit të presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi, transmeton mesazhi.

Vetëm 25 për qind e anëtarëve të Xhematit Islam votuan për të marrë pjesë në referendum.

Votimi është faza e parë e një udhërrëfyesi të imponuar nga ushtria për tranzicionin politik pas Mursit, i cili përshin edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale diku ka viti i ardhshëm.

Xhemati Islam tha se do të nisë një fushatë të madhe për të bindur votuesit  të bojkotojnë referendumin, që pjesëmarrja në këtë votim nga ana e këtij grupi përshkruhet si “njohje e grushtit ushtarak”

Lajme të ngjashme

Back to top button