Serbi, arrestohen 49 persona për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka njoftuar sot se gjatë aksionit policor “Skaner 2″ i zbatuar anembanë Serbisë janë arrestuar 49 persona, nën akuzën për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës, ndërkohë që dy persona të tjerë janë në kërkim, raporton Anadolu Agency (AA).

Kundër 25 personave policia ka parashtruar kallëzime penale në procedurë të rregullt, tha Stefanoviç.

“Të gjithë këta nga viti 2007 e në vazhdim kanë kryer vepra të ndryshme penale duke dëmtuar buxhetin e Serbisë si dhe subjekte të tjera bujqësore dhe fizike në vlerë prej 7.6 milionë euro”, tha ai.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button