Elektorati në pritje

Fakt i pamohueshëm është se popullata (elektorati) është e pakënaqur dhe se me vite është akomoduar energji e skajshme negative. Subjektet opozitare me urgjencë duhet që t’i përdorin të gjitha mekanizmat e mundshëm për kanalizimin e kësaj pakënaqësie në drejtimin e duhur. Në fakt, elektorati i zhgënjyer tejmase është në pritje të ofertës për një të ardhme ndryshe. Pikënisja e suksesit është njohja e thellë e psikologjisë së të menduarit dhe mentalitetit të popullatës duke detektuar pikat më neuralgjike që i tangojnë ata siç janë: papunësia, diskriminimi etno-religjioz, korrupsioni, infrastruktura etj.

Formula e njejtë e poropagandës politike nuk vlen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Duhet përshtatur rrethanave aktuale bazuar në mentalitetin e kultivuar me vite në një territor të caktuar gjeografik. Për partitë opozitare prioritet është afrimi i njerëzve rreth vetes duke shpresuar edhe në ata më besnikët e partisë në pushtet siç zakonisht i trjatojnë administratorët. Jo gjithë administrata janë me pushtetin dhe lojal ndaj tij, p.sh. edhe pse është punësuar përmes librezës dhe filtrave partiak ai nuk është kënaqur përshkak se me vite nuk është avancuar dhe ka mbetur pa mbështetje të mëtutjeshme duke u lënë në mëshirë të fatit.

Kategoria tjetër janë votuesit e pakënaqur nga e gjithë situata e sidomos nga pushteti. Ata presin në shtëpi por askush nuk ju vjen me ofertë të re. Këta njerëz edhe pse me vite të dëshpruar në moment të fundit votojnë pushtetin thjeshtë për një thes miellë sepse sipas mendësisë së atyre fundja më mir diçka se asgjë. Për një pjesë të elektoratit që janë të zhgënjyer me vite nga premtimet boshe thuajse nuk duhet angazhim, sepse ata për “inatë” votojnë kundër pushtetit, edhe atë për atë opsion të cilin ata mendojnë se është armiku më i madh i pushtetit.

Në bazë të analizave dhe hulumtimeve politike shkencore një pjesë e elektoratit janë të pa përcaktuar. Nëse këtë e pasqyrojmë në përqindje fitojmë këto rezultate: rreth 10% nuk votojnë kurrë, 10 përqindëshi tjetër del dhe voton X në fletëvotim vetëm mos të ia keqpërdorin votën e tij, 30 deri 40 % mund të themi se janë të përcaktuar kah pushteti për arsye të kuptueshme siç janë puna interesi etj. Prej 40 deri 50 %, që i takojnë elektoratit opozitar janë të papërcaktuar se për cilën opozitë të votojnë, ky trup votues veç se më janë të përcaktuar kundër pushtetit por, ende nuk e dinë se cilën parti opozitare ta votojnë. Ky fakt që të materializohet duhet bashkim i opozitës në mënyrë që mos të fitojë pakica mbi shumicën përshkak se shumë lehtë mundet që pushteti me vetëm 35 % të elektoratit të përfaqësojë popullin në pushtet përshak përçarjes së votës opozitare, pra vijmë në një situatë të palakmueshme dhe paradoksale ku opozita me më shumë vota mbetet jashtë qeverisë.

Nuk duhet zbatuar politka për euro-integrime por duhet bazuar në psikologjinë politike të trupit votues, i cili ka probleme reale ekzistenciale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me jetën e tyre siç janë: papunësia, siguria, kushtet e jetës, diskriminimi etno-religjioz (kombëtar fetar ) standari infrastruktura, shëndetësi më të mirë, arsim kualitativ etj. Pra ne këtu në Maqedoni kemi probleme të llojit të parë luftojmë për mbijetesë dhe disa nevoja personale, varfëria është rreziku më i madh social i cili u kanoset grupeve të margjinalizuara shoqërore. Papunësia e madhe ndikon edhe në shpërnguljen e të rinjve nga vendi, kështu tregojnë hulumtimet e fondacionit Fridrih Ebert. Politika Sociale e Integrimeve si synime prioritare të kësaj politike janë rritja e punësimit dhe lëvizshmërisë së punëtorëve, përmirësimi i cilësisë së punëve, kushteve të punës, të informojë dhe këshillojë punëtorët, të luftojë varfërinë dhe përjashtimin social, të promovojë barazinë në mes të meshkujve dhe femrave, dhe të modernizojë sistemet e mbrojtjes sociale. Andaj në vendin tonë partitë politike duhet të dalin me programe për politika të mira sociale, që të motivojnë votuesin, dhe pasi t’i përmbushim këto nevoja atëherë mundemi të kërkojmë integrime në proceset Euro-Atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button