Provo grimin “sytë e maces” nga kohërat e Egjiptit të lashtë (VIDEO)

Sytë e maces janë që nga kohërat e Egjiptit të lashtë. Dhe kanë qëndruar gjatë, por një teknikë e re peneli, po i largon felinët në favor të kaninëve.

“Të gjithë e dinë që grimi i syve të maces është shumë joshës dhe sexy, por në Kore kanë një grim të quajtur “sy qenushi”. Është shumë I thjeshtë: krijon një kontur më të rrumbullakët dhe më të madh të syrit si të qenushit. Ka një pamje të pafajshme”, ka shpjeguar Charlotte Cho, Soko Glam, gjatë shfaqies Code Live të Amazon’s Style.

Aha! Pra modelohet sipas shikimit të qenit kur të ka përpirë gjithë supën që ke lënë në tavolinë, për dy sekonda. Ka kuptim, funksionon! Sikur të mos mjaftonte kjo është edhe një mënyrë shumë e thjeshtë. Duhet vetëm të ndjekësh harkun natyral të syve poshtë.

“Duhet vetëm të vizatosh një vizë përgjatë rrëzës së poshtme të qerpikëve dhe kur je në qendër të syrit, në vend që ta ngresh vijën si bën me “cat eye”, duhet ta ulësh dhe të ndjeksh vijën natyrale të syve”.

Është kaq e thjeshtë. “Pastaj lyen pjesën e poshtme të syrit e bashkon me vijën e sipërme dhe ato formojnë një trekëndësh të vogël, në cep të syrit, që krijon një pamje të vërtetë prej këlyshi.”

Mendojeni si një kushëri të “cat eye” më të lehtë për t’u arritur më të ëmbël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button