Mëshira e Ivanovit paska qenë vetëm për Zaevin dhe Verushevskin

[Recension: FOTO: Qytetarët kërkojnë që Zaevi, Verushevski dhe krijuesit e krizës të përgjigjen]

Теksti në mënyrë të njëanshme e paraqet vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov, me të cilin ndërpriten të gjitha procedurat pedale kundër politikanëve të pushtetit dhe të opozitës, e të cilët janë të lidhur me krizën politike dhe me përgjimin, sikur ai është marrë vetëm në interes të Zoran Zaevit dhe Zoran Verushevskit. Në artikull mungon pala e dytë, gjegjësisht qëndrimi i liderit të opozitës, i cili në konferencë për shtyp njoftoi se nuk pajtohet me vendimin e Ivanoit dhe kërkoi dorëheqje prej tij.

ivanovLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Qytetarët kërkojnë që Zaevi, Verushevski dhe krijuesit e krizës të përgjigjen

Data dhe koha e publikimit: 12.04.2016

Data e recensionit: 13.04.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

FOTOGRAFI E SHTREMBËRUAR

Ky material i përgatitur me qëllim të caktuar, i ornizuar me titull tendencioz, fokusin e vendimit të Ivanovit e vendos te Zaevi dhe Verushevski, pa përmendur fare se ai përfshin edhe funksionarë të lartë të partisë në pushtet, duke e përfshirë edhe liderin e saj. Fitohet përshtypja se teksti fshihet pas pakënaqësisë së pretenduar të qytetarëve që protestuan para selisë së LSDM-së dhe me kënaqësi i kualifikuan Zaevin dhe Verushevskin si “kriminelë”:

“Qytetarët thonë se janë të pakënaqur nga vendimi për faljen e kriminelëve Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski duke shtuar se janë mbledhur që ta mbrojnë shtetin. Për qytetarët është e papranueshme që për herë të dytë të dy të ikin nga drejtësia dhe t’i shmangen ligjit.”

Në artikull përmenden vetëm veprat për të cilat janë akuzuar Zaevi dhe Verushevski, ndërsa nuk ka asnjë fjalë për lëndët “Тitaniku“, “Тоrtura“, “Kalaja“, “Puçi“, të cilat janë në kompetencë të Prokurorisë speciale publike, e ku të dyshuar janë ish-ministrat Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, si dhe ish-drejtori i Drejtorisë për kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

“Zaevi ishte i akuzuar për spiunim dhe shantazh dhe kërcënim ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë, ndërsa Verushevski për tradhëti kombëtare dhe përgjim të paligjshëm.”

Gjatë përgatitjes së tekstit nuk është siguruar “distancë profesional nga subjektet politike”, siç parasheh neni 14 i Kodit të gazetarëve. Artikulli është përpiluar dhe është plasuar në atë mënyrë që thjesht ka anshmëri të tepërt ndaj partisë në pushtet.

Ky artikull manipulues nuk ka për qëllim ta paraqesë të vërtetën, por ta shtrembërojë atë. Me këtë rast, tërësisht e shtrembëron thelbin e vendimit të kryetarit të shtetit, i cili shkaktoi reagime të fuqishme në publikun vendor dhe atë ndërkombëtar dhe për të cilin parashihet se do t’i shkaktojë dëm të madh sistemit juridikt dhe do ta vë në pikëpyetje sundimin e të drejtës në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button