Haradinaj jep tri arsye për protestë më 14 maj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka dhënë listuar arsyet se pse duhet marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK-ja dhe NISMA për datën 14 maj në Prishtinë.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj thotë të ketë një mijë arsye për të protestuar kundër qeverisë mirëpo ai ka zgjedhur tri nga ato arsye për t’i shkruar në rrjetin social.

“Qytetarë të nderuar të republikës së Kosovës, ka njëmijë arsye pse ju duhet të protestoni me 14 Maj, por unë i kam renditur vetëm tri më të fortat: Mospajtim me marrëveshjet e rrezikshme për vendin, mospajtim me kapjen e shtetit dhe mospajtim me gjendjen e rende socio-ekonomike”, shkruan Ramushi.

Në protestën të cilën do ta organizojnë AAK dhe NISMA, bashkëorganizatore nuk do të jetë Lëvizja Vetëvendosje duke dalë kështu për herë të parë kundër një bashkëpunimi të bllokut opozitar që ka vepruar i bashkuar që nga vjeshta e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button