Basha takon peshkatarët dhe të rinjtë e Sarandës

Porti i Sarandës dhe shqetësimet e peshkatarëve kanë qenë fokusi i takimeve të radhës të kreut te Partise Demokratike Lulzim Basha.

Peshkatar: Një pasaportë lundrimi që rinovohet një herë në vit, ne nuk e rinovojmë dot siç e ka ligji por shkojmë në Durrës. Shkojmë në kantier një herë në vit dhe ato lekë që kemi grumbulluar i ha kantieri, shkojmë në Korfuz.

Basha: Në Korfuz i bëni. Sa të merr riparimi?

Peshkatari: Sipas mjetit, sipas punës që do të hapësh.

Basha: Sa të shkoj herën e fundit?

Peshkatari: Herën e fundit shkoi 4 mijë euro.

Basha: Shteti duhet të garantojë mënyra më të mira të financimit për flotën. Së dyti, të ndërtojë kapacitetet e kantiereve, se u shuajtën kantieret? Pse do të shkosh ta bësh me 4 mijë euro, 5 mijë euro në Korfuz? Kur duhet ta bësh këtu dhe shteti për këtë të të financojë. Siç financojnë për digën, siç financojnë për vaditjen apo duhet të financojnë. Po kështu duhet të financojnë për infrastrukturën e peshkut.Për regjistrin detar e para e punës nuk do të paguhet më, e nuk do të shkohet më në Durrës, këtë ta marrë përsipër shteti me vetëdeklarim nga ana e peshkatarit.

Më pas, Basha është takuar dhe me disa të rinj të Sarandes, ku një ndër shqetësimet e ngritura ishte ai i check up-it, ku Basha nuk kurseu as akuzat për Kryeminsitrin Rama dhe minsitrin Beqaj.

“1.8 euro shitet bashkë me fitimin e tregtarët dhe me TVSH-në. E blenë Vilma 1.8 dhe e shet 20, me 18.2 euro për set, fitimi. Sesa blen dhe sesa konsumon këtë nuk e dimë. Po e dimë që mjek dhe infermier detyrohet të mbushin formularë falso. Në një vit bëhen gjithsej jo më shumë se 800 mijë analiza të kësaj natyre. Pra, kosto totale e tyre duhej të ishte jo më shumë se 1.8 milionë euro. Merr 1 milionë euro në muaj”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button